Nga: ZONJA KATERINA

6-8 kunguj të njomë
300 gr mish të grirë
1-2 qepë të thata
1 thelpi hudhër
2-3 lgj vaj ulliri
2-3 domate të grira në rende
1 lgj pelte domate ose 1 fç domate pure
½ gotë verë
Kripë, piper

Për beshamelin:
2-3 lgj miell
2 lgj gjalpë
2 gota qumësht
50 gr djathë kaçkavall

Në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë vendosim kungujt të ziejnë për 15 minuta. Më pas i lemë të ftohen për 5 minuta dhe i presim në mes duke hequr me lugë pjesën e brendshme.

Në një tigan të thellë ose tenxhere hedhim vaj ulliri dhe sapo vaji të ngrohet kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrën të grirë imët. Më pas shtojmë mishin e grirë duke vazhduar kaurdisjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. E shuajmë më pas me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet të grira në rende së bashku me salcën pelte të domates. Rregullojmë shijen me kripë, pak sheqer dhe piper të zi dhe e lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet.

Ndërkohë përgatisim beshamelin. Në një tigan kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të fillojë të zverdhet. Shtojmë më pas qumështin dhe e lemë beshamelin të marrë valë.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim kungujt të cilët i mbushim me masën e përgatitur me mish të grirë me salcë domateje. Mbi kungujt e mbushur hedhim një shtresë me beshamel të cilën e spërkasim në fund me djathë kaçkavall të grirë në rende. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.
(Vila 24/BalkanWweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb