Kampioni i edicionit të kaluar në AlbiMall Superligë, Ballkani dhe fituesi i Kupës së Kosovës në vitin e kaluar, Prishtina do të përballen në finale të kupës.

Ballkani e siguroi finalen duke e eliminuar rivalin lokal, Suharekën, me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 3:2. Ndeshja e kthimit u mbyll baras 2:2, por portokallezinjtë kaluan në finale falë fitores në ndeshjen e parë (1:0).

Gentrit Halili shënoi golin e parë për Ballkanin, në minutën e 10-të, ndërsa për 2:0 në minutën e 74-t realizoi Nazmi Gripshi. Megjithatë, Suhareka u kthye me dy gola në fund të takimit, të cilët i realizoi Fitim Susuri (82′ dhe 91′).

Në anën tjetër, Prishtina arriti ta eliminojë Dritën, pas vazhdimeve 1:0. Ndeshja në kohën e rregullt në Gjilan u mbyll pa gola, ashtu siç kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në Lipjan. E goli që i dha biletën bardhekaltërve për finale u shënua në minutën e 111-të, kur Albert Dabiqaj shënoi në portën e gabuar me kokë pas harkimit nga këndorja të futbollistëve të Prishtinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb