Besëlidhja ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi ka barazuar me rezultatin 0-0 kundër Flamurtarit. Fitorja e arritur në Vlorë me rezultatin 2-1, në ndeshjen e parë, ka bërë që lezhjanët të vazhdojnë rrugëtimin.


Ndërkohë kuqezinjtë janë ndalur këtu, dhe tashmë pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i presidentit Idrizi, i cili kishte dhënë ultimatum për të arritur fitoren,raporton newsport.al.
skenderbeu-laci2-470x264
Skënderbeu hesht “gojët e liga”. Korçarët janë kualifikuar në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi kanë fituar me rezultatin 1-0 ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër Laçit.

Një gol i Gavazajt në minutën e 57 u mjaftoi kampionëve në fuqi për t’u bërë pjesë e 4 ekipeve më të mira të trofeut të dytë më të rëndësishëm në vend. Ndeshja e parë në Laç kishte përfunduar me rezultatin 1-1, raporton panorama sport.