Tifozët, i gjithë ambienti bardheblu, shpresonin se ky do të ishte viti perfekt, viti ky Tirana kishte shansin të bënte një dopietë historike, por mjaftoi një detaj, një episod, një penallti i dyshimtë, për të hedhur në “erë” çdo ëndërr. Nuk është koha për të kthyer kokën pas dhe për të qarë atë që ndodhi, humbjen e titullin në atë formë. Shehi nuk preferon të gjejë alibi, do të kishte shumë të lehtë të bënte këtë, por kërkon të mbaj ekipin të bashkuar, për të bërë dhe një sforco të fundit, të fitojnë të paktën finalen e Kupës së Shqipërisë.

Shehi
Shehi

Në orën 19:00, bardheblutë zbresin në “Elbasan Arena”, një stadium që i ka sjell fat këtë sezon, dhe pikërisht fati i duhet shumë përballë Egnatias, me shpresën për të fituar këtë trofe. Tirana e dëshiron shumë një Kupë, e dëshiron edhe trajneri Shehi i cili sipas të gjithë gjasave luan sfidën e tij të fundit në krye të Tiranës.

347426082 976787930167477 3605481201615772229 N
347426082 976787930167477 3605481201615772229 N

Fakt është që Egnatia është një rival që i kanë marrë 12 pikë të plota, por në këtë finale historia është ndryshe, Tirana vjen e dërrmuar psikologjikisht, me një ekip të përgjysmuar, por me shpresën që tradita edhe këtë herë do të bëj diferencën. Egnatia prej kohësh mendon vetëm për këtë finale, me një biletë për një Evropë të rezervuar kohë me parë, rrogozhinasit luajnë për të shkruar edhe një herë historinë, synojnë trofeun e parë në histori për ta bërë këtë sezon të paharrueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb