Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese  prej 60 faqesh  prezanton 5  ligjet themelore të një force që ai e perceptonte si kërcënimin më të madh ekzistencial për njerëzimin: marrëzinë .

Në bazë të perfitimit edhe humbjes që njeriu siguron njëherazi për veten edhe të tjerët ai I klasifikon njerëzit në katër kategori kryesore: Inteligjentë, Banditë,  naivë edhe  të marrë. Fillimisht ai e ndau këtë teori ai vetëm me miqtë e tij, më vonë ajo  u bë e njohur ndërkombëtarisht dhe tani studiohet në shumë disiplina.

Ligji 1: Të gjithë, gjithmonë  në mënyrë të pashmangshme e nënvlerësojnë  numrin e budallenjve në qarkullim.

Pavarësisht se nga  sa idiotë dyshojmë se jeni të rrethuar, ne gjithmonë e nënvlerësojmë totalin. Kjo ndodh sepse ne I konsiderojme disa njerëz  inteligjentë  bazuar në karakteristika të tjera që ne besojmë se e përjashtojnë marrëzinë  si puna,  arsimimi, pasuria .

Për shembull,  X  është e përjashtuar nga kategoria e budallenjeve sepse është një multimilioner/e, profesor apo politikan .  Kjo na çon te ligji i 2-të:

Ligji 2: Probabiliteti që një person të jetë I marrë është i pavarur nga çdo karakteristikë tjetër e atij personi.

Cipolla e konsideronte marrëzinë” si një karakteristikë njerëzore, si të kesh flokë bjonde apo sy të zinj. Rrjedhimisht, ai nuk mund të mos shpërndahet përafërsisht në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat e shoqërisë, pavarësisht nga niveli arsimor i njerëzve. “,

Ligji i tretë : I marrë është ai që i shkakton humbje një personi tjetër ose një grupi njerëzish, ndërkohë që edhe vet  mund të pësojnë humbje.

E pra marrëzia nuk  eshte një çështje të IQ-së, por përkundrazi mungesën e aftësive relacionale. Në veçanti, ai besonte se është e mundur të klasifikohen njerëzit bazuar në sjelljen e tyre . Të marrët janë ata që dëmtojnë të tjerët dhe shpesh edhe veten. Përkundrazi, sjellja e njerëzve inteligjentë ose tepër naivë synon të ndihmojë të tjerët.

Irena Beqiraj2
Irena Beqiraj2

Ligji i katërt : Njerëzit jo budallenj gjithmonë e nënvlerësojnë fuqinë dëmtuese të individëve budallenj. Veçanërisht, njerëzit jo budallenj harrojnë vazhdimisht se në çdo kohë dhe vend dhe rrethanë komunikimi dhe/ose shoqërimi me njerëz budallenj gjithmonë rezulton të jetë një gabim i kushtueshëm.

Ligji i pestë : Një budalla është më i rrezikshëm se një bandit.Në fakt, arsyeja e shëndoshë na thotë se njerëzit inteligjentë, sado armiqësorë të jenë, janë të parashikueshëm. Në të kundërt, njerëzit budallenj nuk janë të tillë . Ky ndryshim delikat i bën njerëzit budallenj tepër më të frikshëm sesa cdo kategori tjetër .

Duke lexuar 60 faqet plot ironi Carlo Cipollës , të cilat përblidhen në grafikun e mëposhtëm , kuptova që nuk ka kombinim më të rrezikshëm për një shoqëri se kur  drejtohet nga “banditë” që rrethojnë veten me të marrë .

Cipolla na mëson se vjen një ditë  ku qartazi  edhe banditët e provojnë se  shoqërizimi me njerëz budallenj gjithmonë rezulton të jetë një gabim i kushtueshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: