Kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla gjatë një komunikimi me gazetarët është shprehur se nesër nis raundi i parë i bisedimeve për emrin e Presidenti të ri, duke kujtuar edhe një herë se kandidatura të propozuara nga Sali Berisha dhe grupi i tij, nuk do të merren parasysh.

I pyetur se kur do ta bëjë PS publik emrin e kandidaturës së saj për Presidentin, Balla tha se maxhoranca prej fillimi ka shprehur dëshirën që Kreu i ri i shtetit të mos jetë nga radha e tyre.

“Tani unë po flisja për bisedime dhe negociata me opozitën dhe natyrshëm që PS prej ditës së parë ishte e qartë në një dëshirë për të mos zgjedhur një President të PS, por të të gjithë shqiptarëve. Duam një figurë që të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe dhe kjo arrihet duke zgjeruar konsensusin brenda Kuvendit”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: