Mesfushori i Barcelonës, Frankie de Jong ishte një nga objektivat kryesor të merkatos së Manchester United përgjatë verës, por transferimi nuk u krye për 1001 arsye. Partnerja e holandezit, Mikky Kiemeney ka ironizuar me tifozët e “Djajve të kuq”, ku shumë prej tyre e ndjekin atë në rrjetet sociale.

“Kur do të vijë Frenkie në Manchester?” – ishte një nga pyetjet në Instagram. Mikky u përgjigj me zgjuarsi, duke kujtuar ndeshjen Manchester United-Barcelona, e programuar të luhet për Europa League me datë 23 shkurt. “23-2, mendoj”,. – shkruan ajo.

0 Mikky2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb