Bashkëshorti i këngëtares së njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që i dha asaj urdhër të menjëhershëm mbrojtje për shkak të dhunës në familje.

Biznesmeni fierak Arben Shuaipi mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj këngëtares Maya (Fatbardha Ulbirch), duke theksuar se jeton qindra kilometra larg saj, në Itali.

“Ky vendim i marrë në Mars 2024, është tërësisht antiligjor, pasi është marrë pa prezencën time dhe pa më dëgjuar mua si palë e paditur. Së dyti unë jam me qindra kilometra larg ish-gruas dhe jo 200 metra siç thotë gjykata, pasi jetoj në Itali ku punoj si arkitekt.

Bashkëshorti i këngëtares thotë se Maya Aliçkaj synon që përmes “manovrave” të tilla në gjykatë ta ndalojë që të shohë djalin e tyre të vetëm, si dhe të marrë pronësinë e dy vilave që çifti ka në zonën e vilave në kompleksin “Rolling Hills”.

“E gjithë lufta bëhet për djalin dhe vilat tona që janë në komplekse rezidenciale. Maja kërkon të më nxjerrë totalisht nga pronësia e këtyre dy pasurive në Tiranë dhe të më ndalojë dhe takimin me fëmijën.

Maja me sa duket e këshilluar nga mendje të tjera lakmitare ka vendosur të publikojë në media një konflikt familjar tonin, vetëm me qëllimin për të më diskredituar dhe mos lejuar që unë të takoj djalin, ka thënë Arben Shuaipi.

Në 14 Maj 2024, pritet që të dorëzohet dhe akti i ekspertimit psikologjik të fëmijës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb