Viti 2021 ishte i vështirë për shumëkënd, ku shumë probleme sociale dhe ekonomike u thelluan më tej prej situatës së pandemisë. Por, për një nënë në Kamëz këto festa nuk kanë më ngjyra. Vështirësitë në jetë e kanë ndjekur hap pas hapi.

Është dhunuar , tradhtuar, lënë jashtë, pa ngrënë e pa veshur por pranë ka pasur vogëlushen e saj. Sot ajo feston vetëm. Në fund të dhjetorit ajo do të kalonte një sprovë të madhe. Bashkëshorti i saj, me të cilin u ribashkua pas disa vitesh ndarje për hatër te fëmijës, e dhunoi vajzën barbarisht aq sa i rrezikoi jetën. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik e më së shumti nënën e vogëlushes e cila mendoi se duke u ribashkuar me babain e fëmijës do të mund ti ofronte të voglës së saj një familje.

Pas javësh luftë me jetën, gjendja shëndetësore e vajzës u përmirësua, por për nënën nisi një tjetër luftë. Pas strehimit për pak javë në një qendër për kujdestarinë e vogëlushes është hapur një proces gjyqësor dhe vajza është ndarë nga nëna dhe është strehuar në fshatin sos. Ndiqni rrëfimin e nënës në studion e emisionit me zemër te hapur.

Vajza do e kalojë traumën në fshatin Sos. nënës i është marrë vajza përkohësisht sapo ajo të kalojë traumën dhe të gjeje një banesë dhe të fuqizohet ekonomikisht?

Nëna: në spital qëndrova 3 javë me vajzën. Lashë shtëpinë që kisha me qira. Më thanë do shkoja në një qendër. qëndrova në qendër për 20 ditë dhe pastaj do më çonin në një shtëpi që do të ma jepte shërbimi social. Por nuk ma thanë që do isha pa vajzën.
vajzës tani i bëj rikontrolle një herë në muaj. Gjërat tani shkojnë mirë.
E pata shumë të vështirë në momentin kur më thanë vajza do të largohet në fshatin Sos. Unë nuk jam e sëmurë që më thonë ti nuk mundesh të kujdesesh për vajzën. E pata shumë të vështirë ta pranoja këtë, pavarësisht se më thonë është në të mirë të vajzës.

Si ishte takimi i parë pas ndarjes?

Nëna: më pyet kur do më marrësh, kur do i bësh letrat. E mora e çova për kontroll në spital i dhamë dhe drekë bashkë me punonjës të fshatit. Kur u ndamë qau. dhe mjeku e vuri re që kishte pasur stres nga ndarja me mua. Jeton me 5 vajza. më shumë është lidhur me një 9 vjeçare. Luan me shumë me të. I pëlqen shumë të vizatoj dhe kujdestarja është shumë e mirë. Ka 2 javë që ka nisur shkollën ka pak vështirësi sepse është shkëputur për një kohë të gjatë dhe librat janë të rinj.

Si e qetëson vajzën?

Nëna: I premtoj që gjithçka do rregullohet. do ti bëj gati letrat. ditët e para ka pas trauma. Më thoshte dhe në gjumë më mbaj dorën se kam frikë se më rreh babai. ishte agresive dhe me psikologen. Por tani është më qetë. Fle e qetë e sigurova se do jemi vetëm bashkë. tani e takoj çdo 2 javë.

Si i kalove krishtlindjen?

Nëna: Nuk kam pas krishtlindje. Uroj ta lë mbrapa këtë vit të keq. kam menduar gjithmonë vetëm për vajzën. Ajo kërkonte babain. më thoshte pse nuk vjen më merr nga shkolla. prandaj mendova ta merrja këtë hap e ta bashkoja familjen. Mora një telefonatë. Ishte vajza. Më uroi krishtlindjen. më pyeti pse nuk erdhe i thashë kështu janë rregullat

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: