Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe demokrati Belind Këlliçi, në një deklaratë para Kryesisë së Kuvendit folën për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Parlamenti dhe protestën e nesërme.

Deklarata vjen pas seancës në Komisionin e Etikës dhe Votimit, ku Noka u përjashtua nga Parlamenti për 10 ditë, ndërsa Këlliçi me 5 ditë.

“Me urdhër të Ramë Gonigalit, vazhdon skenari për ti mbyllur gojën, për të eliminuar opozitën. Këta mendojnë se duke përjashtuar pa asnjë shkak, pa asnjë arsye deputetët e opozitës, dhe duke i bërë qejfin Ramës dhe Mcgonigal, mendojnë se i shërbejnë demokracisë. Por, të luftosh opozitën, të vazhdosh të marrësh urdhra për ta likuiduar atë si pjesë të skenarit, kjo është vetëm vrasje e opozitës.
Të jeni të sigurt, as zonja Nikolla, as Ramë McGonigal, as të tjetër nuk do të ja arrijnë të mbyllin zërin e opozitës. Ne, demokratët, qytetarët e këtij vendi na kanë votuar aty për ti mbrojtur ata, për të folur dhe për fjalën e lirë. Pa fjalën e lirë, një Parlament nuk mund të ekzistojë, ai quhet monist. Edi Rama vërtetë mendon të instalojë monizmin, por ne kemi për detyrë që të përfaqësojmë 750 mijë votuesit dhe të çojmë zërin e tyre në parlament.
Sa herë që zëri i tyre nuk do të na lejojë të shkojë në Parlament, sa herë që ne do të na bllokojnë fjalën, siç ka ndodhur rëndom këtyre kohëve, ne do të gjejmë metoda për të folur dhe përcjellë mesazhet tona.
Asnjë nen i rregullores nuk është thyer në Parlament. Unë këtu mund të ju bëj me dije kohën kur nuk dhunohej opozita dhe kur funksiononte demokracia.
Me vuvuzela, bilbila, protestonit për të drejtat e opozitës. As nuk shpallej armik, as nuk tentohej të likuidohej, as nuk persekutohej, as nuk tentohej të bëheshin gjyqe publike siç donin të na bënin sot ne, as nuk merrej vendim në emër të popullit siç donin ta bënin sot këta, por respektohej, opozita është pasuri kombëtare”, tha Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb