Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e grupit të zgjeruar të Partisë Socialiste, që ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja ishte parashikuar që të niste në mesditë, ndërsa do të diskutohej mbi praninë besnike dhe platformën “Pasqyra e Shqipërisë”.
Vendimi vjen ndërsa Tirana ditën e djeshme ishte për rreth 9 orë nën pushtetin e protestuesve. Revolta u karakterizua nga dhuna, përplasjet me policinë dhe shoqërime të shumta nga ana e bluve.

“Kur ngrihet rinia, dridhet qeveria”, “Rroftë rinia e lirë”, “Zoti është me studentët”, “I duam tarifat sa Erion Braçe”, “O shqiptarë, Rama ju pa shtrremt”, “5 vite shkollë pa garanci”, “ Të studiosh apo të mbijetosh”, ishin disa nga pankartat dhe thirrjet e ditës së djeshme.

Agjenda që ishte parashikuar për mbledhjen:

12:30 – Hapja e Mbledhjes
* Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
* Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Raportime

– Raportim mbi ecurinë e PRANISË BESNIKE.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

– Prezantimi i PASQYRA ALBANIA.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Konkluzione

* Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
* Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb