Vijon situata problematike me vatrat e zjarrit aktive në vendin tonë. Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se në njësinë Administrative Milot ka një vatër të gjerë zjarri në rajonin Skuraj-Mal Bardhë.

Sakaq është duke u punuar me të gjitha kapacitetet e bashkisë Kurbin prej ditësh, por për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe.

Zjarrfikësit kanë vështirësi për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve, pasi terreni është i thyer dhe i vështirë për t’u aksesuar.

Ditën e sotme ka nisur një operacioni i gjerë për shuarjen e vatrës së zjarrit, nën drejtimin e Prefektit të  Lezhës. Operacioni ka filluar në orën 06.30 të mëngjesit.

Përveç forcave të bashkisë Kurbin, në mbështetje të tyre janë vendosur edhe 50 forca të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe një helikopter.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: