Një incident i pakëndshëm që ka ndodhur dje në stadiumin e Fierit gjatë ndeshjes Apolloni-Tiranë është pasqyruar edhe nga media serbe “Kurir”.

“Portieri i skuadrës Apollonia, Vilson Cakoviç, i ka marrë nga duart flamurin shqiptar një tifozi që u fut në fushë. Kjo ka sjellë pakënaqësi të lojëtarëve në fushë. Pas kësaj situate, trajneri ka marrë vendimin për të nxjerrë nga loja portierin” – shkruan Kurir.

https://youtu.be/0dK8E1h8tng

“Unë dua thjesht të luaj, nuk kam problem me flamurin. Doja thjesht të largoja personin që kishte hyrë në fushë dhe të luaja futboll. Nuk e dija që ishte flamuri shqiptar. Unë e njoh flamurin tuaj, por nuk e kuptova se flamuri që mbante personi në duar ishte flamuri i Shqipërisë, sepse ai e pengonte me trup”, – është shprehur më pas portieri serb.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb