Ashtu siç ishte paralajmëruar kanë nisur edhe përplasjet e qytetarëve  me policinë në Malin e Zi një ditë para kurorëzimit të drejtuesit të Kishës Ortodokse Serbe.

Një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në “Dvorski trg”, përballë manastirit të Cetinjes në Mal të Zi.

Administrata e Policisë i tha “Vijesti” se një grup qytetarësh u përpoqën të kalonin përmes gardhit mbrojtës të ngritur përballë Manastirit të Cetinjes.

Që nga mëngjesi, njerëzit janë indinjuar për shkak të gardheve që janë vendosur rreth manastirit të Cetinjes.

Në njërën nga regjistrimet e publikuara, mund të dëgjoni të mbledhurit duke thënë “kjo është Cetinje” si dhe “kjo është policia jonë, policia nuk do të qëllojë mbi ne, ata po na mbrojnë”. Ata dëgjohen duke thënë “mos prek policinë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: