TIRANE- Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave dollari amerikan ka forcuar pozitat në këmbim me lekun, ndryshe nga monedha e përbashkët europiane e cila është zhvlerësuar lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 108.73 lekë ose 0.41 lekë më shumë se në fundjavë, ndërsa euro ka humbur 0.10 lekë dhe këmbehet me 126.66 lekë.

Kursi valutor vendas, sipas aktorëve të tregut, reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare ku dollari ka forcuar pozitat në këmbim me valutat e tjera të huaja. Por nga ana tjetër shprehen ata, vijimi i sezonit turistik në vend favorizuar nga moti i mirë, po mban ende në pozita të lëkundura euron.

Gjithsesi tregu valutor po lëviz brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb