PRISHTINE

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i VV-së, Albin Kurti, pas takimit të sotëm që ka zgjatur rreth dy orë janë larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës pa treguar se çfarë ka ndodhur brenda në takim.

Ky ka qenë takimi i tyre i tretë pas 26 dhjetorit, ndërkohë edhe përkundër pritjeve të shumta që sot do të kishte ndonjë marrëveshje potenciale, duket se dy partitë nuk kanë arritur kurrfarë marrëveshje.

Pas gjithë këtyre muajve negociata, kjo është hera e parë që dy partitë nuk zgjedhin të prononcohen për media rreth asaj se çfarë ka ndodhur në tryezën e bisedimeve.

Më herët, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte lënë afat 48 orë për krijimin e qeverisë së vendit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb