KOSOVA

Pas Prekazit, Albin Kurti është ndalur në varrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova për të kryer homazhe.

Kurti paralajmëron se së shpejti do të ketë seancë për të zgjedhur Presidente Vjosa Osmanin që u votua nga 300 mijë qytetarë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas tij ajo seancë do të thirret menjëherë pasi të zëvendësohen deputetët që u bënë ministra, pra pjesë e kabinetit qeveritar dhe lanë mandatet.

 

“Dy hapa të rëndësishëm tashmë janë përmbyllur, zgjedhja e kryetari të Kuvendit dhe Qeverisë, ka ngelur edhe hapi i tretë edhe atë do ta kurorëzojmë me sukses, pra presidenten e Republikës. Besojmë se sapo të zëvendësohen deputetët që iu bashkuan kabinetit qeveritar do të thërrasim një seancë të radhës, ku atë që e votoi populli me 300 mijë vota do ta legjitimojmë edhe në Kuvend”, u shpreh Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb