Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur vetëm nëse Beogradi dorëzon Milan Radoiçiqin dhe angazhohet seriozisht në zbatimin e marrëveshjes bazë.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar si aleati më i rëndësishëm, partner i pazëvendësueshëm dhe mik i veçantë në fushat e sigurisë, diplomacisë dhe zhvillimit.

Këto deklarata Kurti i bëri gjatë ceremonisë së vendosjes së themeleve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump përmendi edhe çështjen e Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se gjatë mandatit të tij kishte parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe kritikoi ish-presidentin Joe Biden për vendime që sipas tij kanë dëmtuar perspektivën afatgjatë, por premtoi se do ta rregullojë situatën.

Kurti theksoi se Serbia duhet të tregojë vullnet të vërtetë për normalizim duke dorëzuar Radoiçiqin, duke pranuar marrëveshjen së bashku me aneksin e zbatimit, si dhe duke u tërhequr nga deklaratat që mohojnë integritetin territorial të Kosovës, si ajo e dhënë nga ish-kryeministrja Brnabiç në dhjetor 2023.

Nga ana tjetër, shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që është edhekryenegociatori Serbisë në dialog me Kosovën, tha se se “de-përshkallëzimi urgjent dhe formimi i Asociacionit është parakusht për çdo përparim në dialog”.

Këto deklarata në distancë Kosovë-Serbi u bënë pas një postimi të presidentit amerikanDonald Trump, që shkroi të dielën në “Truth Social” se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, “Kosova dhe Serbia ishin duke shkuar drejt një lufte”, por “ai e ndaloi atë”. Trump akuzoi pasardhësin e tij Joe Biden, se e “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish”.

Postimi i presidentit amerikan u bë mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, ku Trump ka sugjeruar se SHBA-të janë duke ndërmjetësuarbisedime për paqe mes Izraelit dhe Iranit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb