Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij ish-kryeministrin grek dhe deputetin aktual të PASOK-ut, George Papandreou.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon, si dhe bashkëpunimin ndërmjet partive politike që i përfaqësojnë të dy liderët.

Papandreou ndodhet në Prishtinë, dhe në orët e paradites mori pjesë së bashku me kryeministrin Kurti në ceremoninë e hapjes së punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY), thuhet më tej në njoftim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb