Tibo Kurtua thotë se Çelsi nuk duhet të ketë shumë besim te rezultati i ndeshjes së parë, kur të presë Paris SZH në “Stamford Bridge” për sfidën e kthimit të Ligës së Kampionëve. “Ne kemi shumë besim se do të kualifikohemi, por jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje shumë e vështirë.

Parisi do të vijë këtu për të shënuar dhe kjo do të jetë një sfidë shumë luftarake. Taktika jonë në këtë përballje do të jetë e ndryshme nga ajo e ndeshjes së parë. Të jeni të sigurt që Çelsi nuk do rrijë i mbyllur në mbrojtje, siç bëri në Francë. Ne do të sulmojmë”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: