Trajneri i Turqisë, Vinçenco Montela, ka publikuar listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por Arda Okan Kurtulan mungon sërish. Futbollisti i Göztepe-s, i cili ka luajtur me Shqipërinë U21, po spikat në Superligën turke dhe mund të aktivizohet në disa pozicione.

Mungesa e tij ka sjellë kritika në Turqi, ndërsa tashmë vëmendja kthehet te Shqipëria. Federata Shqiptare e Futbollit mund të tentojë ta bindë Kurtulanin të vazhdojë rrugëtimin me kuqezinjtë, në një moment kur Kombëtarja ka nevojë për alternativa të reja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb