PRISHTINE- Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila është shprehur skeptike mbi faktin nëse koalicioni PAN do të arrijë ta formojë Qeverinë.

Nëse ndodhë kështu, atëherë sipas saj, gjithçka është në dorë të presidentit Hashim Thaçi, i cili ka bazë kushtetuese për t’ia dhënë mandatin koalicionit të dytë. Ajo ka folur edhe lidhur me presionin e ndërkombëtareve, duke thënë se partnerët ndërkombëtarë kanë qenë shumë konstruktivë dhe se nuk ka pasur presion. “Ata duan që vendi të ketë një Qeveri të besueshme”.

Kusari ka thënë se vendit i duhet edhe një konsensus për temat e mëdha dhe se u takon liderëve të bëjnë marrëveshje për të ece proceset përpara. Ajo ka thënë se edhe nëse koalicioni LAA, pra LDK dhe AKR-ja, do të lëvizin nga qëndrimet e tyre kundër votës për PDK, respektivisht PAN-in, partia e saj nuk do të lëkundet nga këto qëndrime. Ndër tjerash ajo ka kundërshtuar idenë e qeverisë gjithëpërfshirëse për Kosovën, mirëpo ka mbështetur modelin e Maqedonisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb