Krenar Lila, mjek reanimator pranë QSUT-së, koordinator përgjegjës për organizimin e punës së shërbimit anestezi- reanimacion në të gjithë strukturat spitalore shëndetësore, që do të trajtojnë personat me COVID-19 ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët që nuk i binden urdhrave për të qëndruar në shtëpi.

Në një lidhje Skype për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Lila tha se deri më tani Infektiv përmbush të gjithë fluksin e deritanishmë, ndërkohë që nëse ka nevojë për spitale të tjera, pacientët do të dërgohen tek “Shefqet Ndroqi”.

“Spitali i parë që do të trajtojë personat me COVID është Infektivi. Ka kapacitet prej 120 shtretër. Në rikonstruksionin e fundit që iu bë, u rrit furnizimi i shtretërve me oksigjen, që të bëhej e mundur instalimi i oksigjenit. Spitali Infektiv është i aftë që të trajtojë rreth 60 të sëmurë me respiracion të drejtuar, pra trajtimi i të sëmurëve në gjendje kritike. Nëse numri i të sëmurëve do ishte më i madh, do kalonin tek ‘Shefqet Ndroqi’ dhe janë 180 vende. Por në këtë spital do i nënshtrohet rikonstruksioni sistemit të oksigjenit për të rritur furnizimin e tij. Nuk arrijë të kuptojë dot njerëzit që i shoh në rrugë, nëse janë naiv, budallenj, apo kriminelë. Naiv është ai që është i paidentifikuar dhe del në rrugë për t’u infektuar. Nuk arrijë të dallojë dot atë që është bartës që merr ‘pistoletë’ dhe qëllon të tjerët. Është e tmerrshme se si njerëzit nuk po e kuptojnë, se çfarë i bëjnë vetes me këtë mënyrë sjellje, duke dalë në rrugë dhe duke u infektuar të tjerët. Atë çka bëjmë ne, për të shpëtuar jetë njerëzish, këta mund ta bëjnë më tepër se ne. Ata që dalin nga spitali, do dalin me ngarkesë virale zero që mos të infektojnë askënd.”, tha Lila.

Balla: Si ka ndryshuar jeta e mjekëve?
Lila: Kjo është një sfidë e re për mjekët e një lloji tjetër. E papërjetuar më parë në të tilla përmasa dhe në të tillë vështirësi. Ata kanë kaluar dhe sfida të tjerë, historia ka qenë e lavdërueshme dhe me potë vështirësi. Jeta e mjekut është e vështirë në çdo ditë të saj.

Balla: Në vendeve si Italia dhe Spanja, mjeket janë të detyruar dhe të zgjedhin pacientët se kush ka shanse që të mbijetojë, duke futur atë në intubim…
Lila: Kjo ndodh kur sistemi është në kolaps. Ndodh kur nuk ka më resurse materiale për të ofruar shërbimin. Kolegët e mi në Itali dhe në Spanjë veprojnë kështu, por ne ende kemi resurse për të përballur fluks. Por kjo nuk do të thotë që të mos tregohemi të kujdesshëm që të marrim masat e duhura që nesër mos të jetë vonë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: