Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u pyet nga gazetarët se kush e ka radhën nga politikanët e opozitës për të qëndruar mbrëmjen e sotme te Teatri Kombëtar në mbështetje të artistëve.

Kryemadhi tha se të gjithë opozitarët janë me telefonat te koka për çdo lajthitje të qeverisë, duke shtuar se përfaqësues kryesor nga LSI janë Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimlllari, që kanë ndjekur rezistencën e artistëve, që nga fillimi.

“Mbledhja bëhet rreth orës 10, ku mblidhen të gjithë përfaqësuesit e strukturave. Për ne të LSI përfaqësuese është Kejdi Mehmetaj, që e ka ndjekur gjithë rezistencën te teatri. Ajo është personi që komunikon bashkë me Braimllarin, të cilët kanë pjesën e tyre, por nuk e dimë kush do të qëndrojë sonte. Sigurisht unë do të vij edhe vetë. Jemi të gjithë me telefonat te koka, për çdo lajthitje që mund të vijë nga qeveria”, theksoi kryetarja e LSI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb