TIRANË- Mes 100 emrave nga të gjitha institucionet shqiptare të denoncuar nga qytetarët tek Kryeministri Edi Rama dhe të publikuar nga ky i fundit për abuzime është edhe ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës Flamur Gjuzi, një emër jo pak i njohur për publikun.

Kjo, jo vetëm për faktin e detyrës së tij në çështjet e pronave por edhe se ishte kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës. Gjuzi ishte renditur i treti në listë, por nuk arriti të merrte mandatin.

Gjuzi i lindur e rritur në zonën e Shijakut ka qenë kreu i ALUIZNI-t prej vitit 2013 deri në vitin 2017.

Në profilin e tij Gjuzi njihet si ish-punonjës i policisë së shtetit ku mori pjesë në mbrojtjen e komisariatit të Durrësit, duke mos lejuar djegien e tij në vitin 1997; i trajnuar dhe dekoruar nga ambasada amerikane në 2004 si oficeri me rezultatet më të shkëlqyera në luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: