TIRANE- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po kalon në sitën e vettingut për rivlerësimin e pasurisë, prokurorë e gjyqtarë në sistemin e drejtësisë në vend.

Pas prokurores së Shkodrës Besa Nikëhasani, e cila u shkarkua pasi nuk justifikonte pasurinë, një tjetër prokurore do t’i nënshtrohet këtij procesi të rëndësishëm.

Prokurorja e Prokurorisë së Apelit në Tiranë Fatjona Memçaj është subjekti i radhës që do të kalojë në ‘rrjetën’ e Vettingut. Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të zhvillohet më 30 prill, shkruan “ata”.

Memçaj do jetë në seancën publike, në orën 11:00, përballë trupës gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Fierdes Shuli.

Deri më tani, vettingu ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Kueshtetueses Fatos Lulo dhe gjyqtarin e Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva ndërsa gjyqtarja e Kushtetueses, Vitore Tusha kaloi me sukses provën e pasurisë dhe pastërtisë së figures.

Më 3 maj, pritet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të shpallë vendimin nëse një tjetër gjyqtare e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj e kalon apo jo vettingun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb