ANGLI- Një shqiptar i dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasje në Shqipëri, vijon të jetojë i lirë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky lajm raportohet nga mediat britanike, të cilat kanë listuar profilin dhe të shkuarën kriminale të Hektor Mahmutajt, 42 vjeç.

Ai pretendon se çdo ekstradim i mundshëm  në Shqipëri, do të përbënte shkelje të të drejtave të njeriut. Siç shkruan “Dailymail”, Mahmutaj rezulton i dënuar me 25 vjet për vrasjen e fermerit, Gentjan Jahaj, në korrik të 1997-s në një fshat të Fierit, ndërsa më pas u largua drejt Anglisë duke i shpëtuar drejtësisë shqiptare.

Krahas kësaj, një tjetër media angleze shkruan se Mahmutaj lëviz lirshëm në Britaninë e Madhe duke përdorur 13 identitete të ndryshme, si mënyrë kamuflimi për t’i shpëtuar gjurmimit të policisë. Mahmutaj u arrestua në një urdhër të Interpolit në dhjetor 2006, raporton gjithashtu “Sunday Express”, e cila shtron pyetjen se pse një i dënuar për vrasje  lëviz lirë në rrugët e Britanisë së Madhe.

Ssss
Ssss

Ai u dënua  dhe më pas u burgos për 2.5  për, ndërsa Interpol  listoi veprat penale për shqiptarin si: “Vrasje me paramendim dhe për mbajtje e posedim të municioneve luftarake”. Por, edhe pse kërkesa për ekstradim ishte aktive, një vit më pas iu mohua një gjë e tillë autoriteteve shqiptare.

Gjykatësi do të deklaronte në atë kohë se  Mahmutaj nuk ishte fshehur qëllimisht prej autoriteteve shqiptare, ndërsa nëse do të  ekstradohej në Shqipëri, atij nuk i garantohej  një proces i ri gjyqësor. Autoritetet shqiptare lëshuan një tjetër urdhër arrest  10 vite më vonë, pas ndryshimeve të votuara në ligjet  sa i takon rigjykimit. Shqiptari është arrestuar në muajin janar dhe tashmë në rast ekstradimi, ai do të përballet me rigjykim.

Gjyqtari, Tan Ikram, ka nënvizuar faktin se ai mund të ekstradohet në Shqipëri, por duke marrë në konsideratë pjesën ku ai nuk është shtetas i Bashkimit Europian,  çështja duhet të kalojë më parë  në Home Secretary.  I kërkuari për vrasje në Shqipëri ka lënë një fond garancie në gjykatë. Sipas Dailymail, Mahmutaj ka lënë të bllokuar rreth 10,000 mijë dollarë, ndërsa nga ora 23:00 deri në 03:00 ai lëviz i lirë.

Shqiptari, babai i dy fëmijëve e ka mohuar në formë kategorike të ketë gisht në vrasjen e Fierit, por shton  se arratisja e tij erdhi nga frika e një hakmarrjeje të mundshme, e cila mund të kryehej nga vrasësi i vërtetë. Ndërkohë, edhe disa përfaqësues të politikës në Britani kanë sulmuar ashpër shqiptarin duke iu kërkuar autoriteteve që ta lënë në paraburgim, pasi ai mund të zhduket.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb