TIRANE – Në serinë e pyetjeve të tij “Kush gënjen?”, kryeministri Edi Rama i është kundërvënë sërish opozitës duke i paraqitur rezolutën e Partive Popullore Europiane e cila kërkon ‘të gjitha forcat politike që të hyjnë në zgjedhje”.

Rezolutën, kreu qeverisë e postoi në faqen e tij zyrtare të Facebook ku shkruan: “Rezoluta e Partive Popullore Europiane, për të cilën PD nuk e dha votën e saj

“PPE inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në insititucionet e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.

PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparent…”

RAMA

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb