Në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ me gazetaren Marsela Karapanço, anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi u shpreh se Kuvendin i 11 dhjetorit është një shtëpi e madhe ku ka vend për të gjithë.

“Basha nuk ka pasur kuorum. Kur ti nuk ke numrin, ku e ke kuorumin. Dihet se sa vende ka stadiumi. Unë ftoj të gjithë demokratët të vijnë, vendi i delegatëve do të jetë i veçantë”, u shpreh ai.

Sipas Bumçit, kreu i PD-së Lulzim Basha është ai po e tkurr Partinë Demokratike.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së Dashnor Sula, u shpreh se 11 dhjetorin e sheh si foltore, ndërsa bëri thirrje për bashkim të demokratëve.

Më tej Sula bëri me dije se gjëja më e mirë që ka bërë kryedemokrati Basha gjatë këtyre tre muajve është se nuk shkaktoi përplasje mes demokratëve.

Pjesë nga biseda në studio:

Kush do ti paguajë paratë për marrjen me qira?

Bumçi: Do të dalin të gjitha të dhënat se kush janë të pranishëm. Ne ftojmë Bashën nëse nuk vjen vetë të dërgojë njerëz për të bërë verifikimin. Nga ana e transparencës nuk do të ketë asnjë mëdyshje. Ndërsa sa i përket financimit, shumica e takimeve në rrethe janë bërë në Pallate Kulture, si edhe Teatro dhe janë mbuluar nga organizatorët e asaj dege.

Kuvend apo foltore më 11 dhjetor?

Sula: Do të apeloj sa të kem mundësi që demokratët të mos përplasen me njëri-tjetrin. Për mua duhet të kishte mesazhe bashkimi thirrje, por jo Kuvend. 11 dhjetorin e shoh si foltore dhe jo si Kuvend. Data 18 do të ishte përbashkuese mendoj dhe  janë të gjitha hapësirat që të merren vendime të rëndësishme. Unë e theksoj që pas 1 viti do të ketë zhvillime të forta në PD dhe kjo të shërbejë për të mos u ndarë. Data 18 na bashkon…

Bumçi: Thelbi këtu janë demokratët e firmosën sepse ata e thërrasin. Këto njerëz që ndoqën zotin Basha kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, këto njerëz nuk janë të pavlerë sepse të kanë ndjekur 8 vite në opozitë. Përse i trajton si njerëz të vegjël? Më e pakta që duhet të bëjnë përfaqësuesit e PD është të shkojnë t’i takojnë. Thelbi nuk është Basha-Berisha.

Thelbi i 11 dhjetorit janë këto njerëz që zoti Basha nuk i njeh, Basha nuk krijoi lidhje me anëtarësinë e PD. Këto që i quajti ‘llum’ apo të pavlerë kanë marrë në dorë fatet e PD dhe nuk janë njerëz të vegjël. Do të ndryshojë statuti ku edhe zoti Basha do të gjejë veten e tij. Do të jetë një anëtar një votë. Nëse votohesh nga anëtarësia je kandidat për deputet. Largimi i kryetarit kur humb zgjedhjet dhe kjo do të krijojë frymëmarrje në PD. Kuvendi do të shprehet për zotin Basha, vendimet e tij. Ato demokratë që i zhvlerësojë do të hapin një kapitull të ri shprese dhe krahaso pak kryetarin e mbyllur në zyrë dhe foltorin e shpresës.

Sula: Gjëja më e mirë që ka bërë Basha gjatë këtyre tre muajve është se nuk shkaktoi përplasje të demokratëve me njëri-tjetrin, nuk ka përçarë demokratët.

Pas përfundimit të Kuvendit do të shkohet drejt selisë së PD?

Bumçi: PD është shtëpia ime. Deputetët e PD janë të gjithë të nderuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb