Teksa nuk na ndajnë shumë nga Kuvendi i datës 11 dhjetor, që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji kanë bërë një parashikim të asaj çka mund të ndodhë në atë ditë.

Të ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në “News24”, Zheji tha se 11 dhjetori është një provokacion i madh nga ana e Berishës. Ndërkohë, Ngjela shtroi pyetjen nëse në atë ditë do të ketë edhe persona të armatosur, gjë ia dha vetë përgjigjen duke thënë se; ‘Jo’.

Sipas Zhejit në këtë datë mund të ketë grumbullime të mëdha të demokratëve dhe ndonjë episod të djegieve të gomave, ndërsa nënvizoi rëndësinë e qëndrimit të ndërkombëtarëve në këtë çështje. Ai tha se nëse ndërkombëtarët mbajnë një pozicioni me ekuivok, ky do të jetë fatal.

BISEDA NË STUDIO
Zheji:
Unë mendoj se 11 dhjetori është një provokacion i madh dhe për rëndësi ka eventi dhe jo legaliteti i Kuvendit për Sali Berishën. Ai do event, popull. Janë duke organizuar qe të sillen njerëz. Do ketë protokollin e një kongresi. Do hidhet mocioni i parë se kush humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqje, s’do jetë me kryetar i PD. Kjo do jetë e parevokueshme dhe më pas do të jetë shkarkimi i Lulzim Bashës, do votohet dhe jo. Më pas do të dalë që kryetar i PD do jetë Sali Berisha. Më pas ai do deklarojë se është veshur me mantelin e kryetarit. Do të shkohet të kërkohet rivendikimi i selisë. Po a është kjo procedurë legale? Jo! Berisha më pas do thotë se; ‘Policia e Ramës, në aleancë me Lulzim Bashën kërkon që të shtypë Kuvendin.

Ngjela: Me armë do venë?

Zheji: Varet nga përkufizimi i armës

Ngjela: Do ketë armë të nxehta?

Zheji: Jo se besoj.

Ngjela: Nëse ka armë, do i përgjigjet NATO. Ai tha (Berisha); do bëjë kryengritjen. Ai filloi lojën ushtarake para zgjedhjeve. Me armë se bën dot se krijon tension ndërkombëtar.

Zheji: Ça zjarre partizane mund të ndizen aty. E gjitha kjo do të krijojë disa etape. Etapa e parë, pasi të shihet ky event, me ato goma që digjen, me njerëz të motivuar, më pas do të ketë moment qetësie, pastaj negociata të ethshme. Ideja është; ‘liro-shtrëngo’. është e mençur në lloji e strukturimit, shantazh që iu bëhet ndërkombëtarëve. Ata duhet të bëjnë hesape, se sa rëndësi ka kjo turbulencë, sa do e tolerojnë Berishën minus X. Pas 12 topi qëndron te drejtësia, te shtetit shqiptar dhe te ndërkombëtarët. Pozicioni me ekuivok do të jetë fatal dhe ndoshta të pa pozicion do të jenë shpëtimtar.

Ngjela komenton deklaratën e Berishës për ambasadoren Yuri Kim: Enver Hoxha tha: ‘Ne hamë bar dhe nuk iu nënshtrohemi Uashingtonit, Amerikës’. Dhe kjo tha (ambasadorja); rrini hani bar si Enver Hoxha, por do nënshtroheni! Në favor të kujt është destabilizimi ? Në favor të kundërshtarëve të Shqipërisë. Është Beogradi dhe Moska. Nëse Berisha do ta destabilizojë vendin, se di që fitojnë këto të dyja? Këtë i thonë dhe ata (amerikanët).

Zheji: Berisha është i vetëdijshëm që ka disa parregullsi juridike. Ai do të bëjë një kongres përjashtues. Jemi në një situatë absurde ku mund të ketë dy kuvende me legjitimitet. Nëse ai i 18 dhjetorit është absolut, ky i 11-ës është me firmat e delegatëve, por ngelen anonime. Nëse këto firma nuk zbulohet se janë autentike, bie vërtetësia e këtij kongresi. Nëse e ka shumicën reale, kjo duhet të njihet. S’mund të krijosh një kongres ilegal. Ky është spektakli i një padrejtësie që mposhtet nga ai dhe përplasja mundësisht e zjarrtë. Se kanë mendjen disa te kongresi i 11 dhjetorit, por te 12-ta. E dëgjuat si tha Jozefina; ‘Osht kry kongresi!’ Basha do ruaj binarin e vetë, si intereson përplasja. Oksidentaliteti i shkollimit të tij nuk e parapëlqen përplasjen. Këtë ka pasur defektin kryesor. Se në këtë xhungël duhet të demonstrosh më shumë forcë se argumente. Ai është kamionisti që e shmang aksidentin. Ai tjetri e lë që të përplaset, pasi duke bërë zhurmë fiton. Ai se ka konfliktin me Bashën, por me amerikanët.

Ngjela: Pyetja është; si u kujtua politika amerikane që e nxori non-grata një njeri pa pushtet. Ajo provoi që Berisha kishte pushtetin. Ai e merr këtë akt për të treguar se ka forcë. Po shteti? Kryeministri është thirrur në Amerikë. Se dimë përse por kemi këtë fakt, deklaruar nga Perëndimi. Ata thanë; Në Shqipëri dhe Kosovë përplasen ashpër interesat ruse dhe amerikane, Perëndimi dhe Moska. Kjo nuk është ne favor të Berishës. Kur ka një konflikt të tillë, s’mund ta imagjinoni se sa prezentë është FBI këtu. Duke qenë se është prezentë, ka prova. Për mos të thënë dhe CIA. është bërë një lojë e madhe ushtarake dhe 2/3 e tyre s’kanë ikur. Është zonë e nxehtë. E kam të sigurt këtë. Në këtë momente kur FBI konstaton ato që ka ndërmend të bëjë ato që thotë Zheji. Berisha ka që nga 2006 që është në konflikt me SHBA. Nëse ai (Berisha) do ushtrojë forcën kush e merr forcën? Rama. Atë që bën Berisha këtu, e di dhe FBI. Ata na dëgjojnë dhe ne këtu. Mjafton që të dinë pozicionin gjeografik. S’kanë nevojë për përgjues. Berisha di se ç’flitet. Kjo është një gjë e mirë për të se sa ndonjë masë arresti për Berishën. Ose kapet kreu, ose i thua; ja ku është forca. Ma ha mendja se kjo e dyta është. Pse? Sepse kanë thirrur Ramën, e ka thirrur Hilary Cliton. Ata e kanë pushtetin atje. Nëse është thirrur Rama për këtë, është neutralizuar kjo çështje. Ndaj s’ma ha mendja se do të ndodhë gjë. Nëse s’do të ishte forca e shtetit, hajdutët do të kishin vjedhur bankat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: