Mbi 4400 delegatë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha votuan dje pro shkarkimit të kryedemokratit Lulzim Basha.

Po kështu dje u votua dhe për disa ndryshime në statutin e PD. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet se si anëtarët e komisionit të numërimit në mënyrë disi të dyshimtë mbushin kutitë e votimit me fletët, ku ndonëse votimi ishte i fshehtë, mungon fshehtësia.

Dje u raportua se në Kuvend ishin të pranishëm 4934 delegatë nga të cilët kanë votuar 4491 prej tyre, 4446 delegatë pro shkarkimit të Bashës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb