Kuvendi i Shqipërisë është duke zhvilluar një seancë maratonë, ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2022. Ky projektbuxhet, ka marrë kundërshtime nga radhët e opozitës.

Një ndër to, është edhe deputetja Jorida Tabaku. E ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, ajo tha se ky projektbuxhet nuk mbulon nevojat reale që ka vendi. Ajo shtoi se debatet që po bëhen në parlament, duan të zhvendosin vëmendjen në një fokus tjetër. Tabaku nënvizoi se për opozitën, Kuvendi është ilegjitim, e theksoi se vendi ndodhet në prag të një krize energjetike dhe përkushtimi duhet të jetë i madh.

Ç’po ndodh në Kuvend?

Jorida Tabaku: Normalisht buxheti. Ka dy ditë që në parlament dëgjon çdo gjë dhe shumë pak për atë që do të ndodhë vitin e ardhshëm për shifrat dhe ekonomisë. Mazhorancës i intereson të heqë diskutimin nga thelbi. Unë kam qenë e idesë që diskutimi me argumente, fakte, është diskutimi më serioz që mund të ndodhë. Përballë kryeministrit, gjendesh edhe pa fjalë. Diskutimi për buxhetin është më i rëndësishmi i vitit. Kemi një sërë taksash që rriten, bizneset thonë që nuk është konsultuar me ta dhe nuk zgjidh problemet e mëdha që ka vendi sot. Ndërkohë që flasim, fermerët janë në Lushnjë duke protestuar për paktën fiskale, e një pjesë e madhe e bizneseve kanë thënë se janë kundër e duan diskutime. Opozita është përfshirë sa herë është akuzuar për këtë debat. Diskutimet e ndodhura dje kanë pasur një gjë të mirë. Ai parlament në vetvete është ilegjitim për ne. Unë pres që një kolege ofendohet, dikush të dalë e të flasë. Pikërisht kësaj gjëje i referohem. Nuk është ky ofendimi më i madh që ka bërë Edi Rama, ai i ka shtypur shqiptarët, i ka detyruar të largohen nga vendi. Duke dhënë shembullin pozitiv, e pa u viktimizuar besoj se ia kemi dalë.

Zoti Basha ka thënë se në atë kuvend ka kriminelë, cilët janë ata?

Jorida Tabaku: Ne nuk kemi asnjë bashkëpunim me palën tjetër veçse çështjeve që i interesojnë qytetarëve. Reforma Zgjedhore, elektorale dhe vitingu në politikë. Zoti Basha kur bëri këtë deklaratë i është referuar dhe angazhimit 8-vjeçar të dekriminalizminin. Sot kemi persona në parlament të përfshirë në dy dosjet që janë vjedhur zgjedhjet. Betejën për zgjedhjet e kemi të mbrojtur edhe nga OSBE/ OHDIR. Nuk i heq asgjë faktit që u vodhën votat e jemi në parlament. Por ne jemi në parlament si i vetmi instrument që njohim, për të imponuar reformat që kemi propozuar.

Qeveria thotë se përmes buxhetit të ri nuk lihet jashtë asnjë sektor?

Jorida Tabaku: Ky është buxheti më jo realist i bërë deri më sot. Qeveria gënjen për borxhin, ka një borxh të madh të fshehur. Është një listë premtimesh dhe dëshirash. Kur flasim për rritje taksash atë e bëjmë që në fillim të vitit. Ata thonë do të kenë rritje pagash dhe i premtojnë për korrikun. Ndërkohë jemi në rrezikun e një krize energjetike dhe nuk ka masa për shtresat në nevojë. Kemi ngritur shqetësim që në buxhet nuk ka sektorë prioritare. Shëndetësia është po njësoj dhe pjesën e luanit në shëndetësi e marrin koncesionet. Kemi rritje taksash në bujqësi dhe kemi ulje subvencionesh. Dy sektorët që konsiderohen si promotorë, është turizmi dhe bujqësia. Po të lexosh buxhetin nuk e kupton se çfarë prioriteti ka qeveria për vitin e ardhshëm.

Do të miratohet ky buxhet?

Jorida Tabaku: Mazhoranca i ka votat për ta miratuar buxhetin, ashtu si miratoi programin e qeverisë që ishte një pamflet elektoral. Kjo nuk duhet thënë që ne duhet t’i shmangemi thelbit. Diskutimet fillojnë edhe sot gjatë ditës, e nesër do të nisen diskutimet nen për nen nëpër Komisione. Edhe ndërkohë që flasim, dhomat e tregtisë bëjnë thirrje që po shkojmë në një mbytje totale të biznesit. Ne kemi diskutuar edhe rritjen e çmimeve që ka ndodhur. Nuk ka asnjë masë qeveria për shtresat në nevojë. Opozita është duke u përpjekur në të gjithë drejtimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb