Kuvendi ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili kërkonte zgjatjen e koncesionit për aeroportin e Rinasit.

Mësohet se kreu i shtetit e kishte kthyer këtë çështje sërish në Kuvend, ndërkohë që ky i fundit e rrëzoi dekretin e Metës me 84 vota.

Ndërkohë që, rrëzimi i dekretit u paralajmërua nga Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila tha në parlament tha se pretendimet e kreut të shtetit lidhur me kohën e negocimit nuk qëndrojnë, ndërsa hodhi poshtë po ashtu akuzat për ndryshim të aksionerit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: