Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe kryetarja e Kuvendit janë përplasur me njëri-tjetrin në Kuvend, lidhur me kërkesën e selisë blu për futjen në rendin e ditës së diskutimit për Komisionin Hetimor për investimet strategjike.

Alibeaj e akuzoi Nikollën se nuk po respekton rregulloren e Parlamentit dhe ky është një turp për qeverinë, ndërsa kryetarja e Kuvendit e hodhi në votim kërkesën, e cila u rrëzua menjëherë me votat e shumicës.

DEBATI:

Alibeaj: Kalimi kështu në mënyrë të fshehtë shpejt e shpejt nuk iu bën nder as juve dhe as parlamentit. Ndaj zonjë duhet të respektoni rregulloren e Parlamentit.

Nikolla: Ajo që thoni ju se kërkesa paraqitet për miratim në seancën plenare më ta afërt por jo më larg se 15 ditë. Pra jemi konform rregullore dhe ligjit.  Po bëni kërkesë për futjen në rendin e ditës? Nuk miratohet nuk futet në rendin e ditës. Zotëri jemi në procedurën e votimit siç na përcakton rregullorja dhe ligji përkatës neni 47 dhe neni i 7 i rregullores.

Alibeaj: Zonjë, ju lutem qetësohuni pak dhe pyesin dhe administratën tuaj për rregullshmërinë e mbarëvajtjes së seancës. Nuk ka qenë në rendin e ditës kjo pikë deri para 5 minutash. Ka disa rregulla si futet një çështje në rendin e ditës së seancës. Ju hodhët në votim një çështje pa kërkesë, vendosët mos të futet në rendin e ditës. Keni bërë një gjë me mënd në fakt se kjo çështje kërkon diskutim nga ne që e propozuam. Deputetët duhet të përgatiten. Kështu që ne nuk e kuptojmë këtë ngutjen tuaj. Ne duam ti jepet mundësia të gjithë deputetëve sepse është një çështje që u përket qytetarëve. Të drejtën për diskutim nuk mund të na e hiqni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb