Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 14.00 për të shqyrtuar çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Në rendin e ditës është “shqyrtimi i çështjes për konstatimin e pavlefshmërinë dhe mbarimit të mandatit të deputetes, Olta Xhaçka, në zbatim të rekomandimeve në raportin e Kshillit të Legjislacionit dhe vedimit nr.1/2023 të Gjykatës Kushtetuese”.

Ky hap vjen pasi Kushtetuesja vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve demokratë.

Mandatet Njoftimi
Mandatet Njoftimi

Me këtë vendim të gjykatës, Kuvendi detyrohet që ta çojë për verifikim në gjykatë mandatin e deputetes Xhaçka. Do të jetë pikërisht Kushtetuesja që do të vendosë mbi vlefshmërinë e mandatit të ish-ministres së Jashtme dhe Mbrojtjes.

Mandati i Olta Xhaçkës u kthye në objekt diskutimi pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi përfitoi statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel në Dhërmi ndërsa një vendim qeverie i dha atij të drejtën që të përdorte brigjet e detit përballë hotelit.

Opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe në janar 2023, kjo gjykatë rrëzoi si antikushtetues një vendim të Kuvendit për të mos e dërguar çështjen Xhaçka në Kushtetuese.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb