TIRANË

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka publikuar sot pamjet nga një prej rrugëve në kryeqytet.

Këlliçi shkruan se ky është realiteti ku jetojnë mijëra banorë të kryeqytetit.

“Live nga rruga “Loni Ligori”, në Unazën e Re në zonën e Astirit, Njësia 14. Këto rrugë nuk i shihni asnjëherë në fotot e retushuara apo videot e montuara të kryetarit të Bashkisë Tiranë. Ky është realiteti ku jetojnë mijëra banorë të kryeqytetit”, shkruan Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb