Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndjehet sot e hidhëruar pas lajmit për ndarjen nga jeta të profesor Sabit Brokaj. Përmes një statusi në Facebook, Manastirliu shpreh ngushëllimet dhe thotë se ai do kujtohet ndër breza për kontributin e çmuar në mjekësinë shqiptare.

STATUSI I PLOTE
E hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Sabit Brokajt.
Prof. Brokaj shërbeu si Ministër I Shëndetësisë në një periudhë tranzicioni të vështirë, në vitin 1991, por karriera e tij e gjatë si mjek në fushën e kardiologjisë, la gjurmë në mjekësinë shqiptare. Kontributi profesional dhe shoqëror i prof. Sabitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë!
U prehtë në paqe??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb