Majorka e sulmuesit dardan Vedat Muriqit do të luajë sezonin e ardhshëm në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Java e fundit në La Liga dha vendimin e hidhur, pavarësisht fitores 3-0 përballë Real Oviedos, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që shënoi golin e tretë të sfidës, duke u ngjitur në kuotën 23.

Majorka e mbylli sezonin në vendin e 18-të, me 42 pikë, së bashku me Levanten dhe Osasunën, por falë ndeshjeve direkte, do të jetë pikërisht skaudra e Majorkës që sezonin e ardhshëm do të luajë në ligën e dytë spanjolle. Muriqi, i cili shënoi në minutën e 88-të ndaj Oviedos, e mbylli sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë  pas Kilian Mbape. Maljorka ra nga kategoria bashkë me Gironan dhe Oviedon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb