Tani nuk ka më dyshime. La Liga kthehet në fushë më 11 qershor me derbin Sevilla-Betis. Pas tre muajsh pushim si pasojë e pandemisë së Covid-19, kjo ndeshje që do të luhet në orën 22:00 do të ngrejë siparin e rinisjes së kampionatit spanjoll. Sfidat e tjera të javës së 28-të të La Liga do të luhen të shpërndara në katër ditë. Barcelona zbret në fushë më 13 qershor kundër Mallorca, ndërsa 24 orë më pas është radha e Real Madrid që pret në në shtëpi Eibar.

La Liga konfirmoi kalendarin pasi mori dritën jeshile nga qeveria spanjolle për rikthimin e futbollit. Siç është bërë e ditur më parë, sfidat do të luhen pa tifozë, ndërsa është parashikuar një tur I vërtetë force. La Liga do të ketë ndeshje për 39 ditë me radhë, ndërsa skuadrat duhet të luajnë çdo 72 orë deri në mbylljen e këtij sezoni. Ndërkohë, nga dita e sotme ekipet I janë kthyer normalitetit në seancat stërvitore, ku përveç zbatimit të protokollit në dhomat e zhveshjes, futbollistët janë përgatitur njëllos si përpara pandemisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: