Këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për pallatet e reja, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti.

Ky fakt u bë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kryebashkiaku, teksa inspektoi bashkë me kryeministrin Edi Rama shkollën e re që po rindërtohet në Petrelë tha se do të ndërtohet lagja e renë Vaqarr dhe në Pezë.

“Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjja e re, ne besojmë në kohë rekord do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: