Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Lajmi u bë sot i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin në fjalë, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë. Ndërkohë, Llalla nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa avokati i tij Sokol Hazizaj tha se nuk ishte në dijeni të vendndodhjes së ish-kryeprokurorit.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Pavarësisht ankimimit të Llallës, Apeli la në fuqi vendimin në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: