MILOT

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në hyrje të Rrugës së Kombit në Milot ku janë plagosur dhe dy persona.

 

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se tre automjete janë përplasur kurse dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit. Shkak i askidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar kurse një prej të plagosurve ka marrë plagë të rënda në njërë këmbë. Nga video e siguruar nga BalkanWed duket se në aksident janë përfshirë një Range Rover, Ford dhe Benz. Kurse aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb