SHKODRA

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Malësi e Madhe. BalkanWeb mëson se dy persona kanë humbur jetën nga aksidenti. Njëri prej tyre është 20 vjeçari me emrin Erglis Delaj.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj ku janë përplasur tre automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb