ELBASAN- Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët po marrin asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: