LUSHNJE

Një aksident ka ndodhur në Lushnje ku një automjeti tip ‘Golf’ ka përplasur tre nxënëse 13- vjeçare. Ato ishin duke shkuar në shkollën e mesme në fshatin Allkaj dhe teksa kalonin rrugën nga njëra anë në tjetrën për në shkollë dhe janë goditur nga automjeti.

Gazetari Julian Kasapi raporton për BalkanWeb se 13- vjeçaret kanë pësuar dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon ndërkohë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë është shoqëruar drejtuesi i automjetit, 33- vjeçari Redon Çemeri.

Policia
Policia

NJOFTIMI I POLICISË

Lushnje

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë  3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb