TIRANA

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit në Tiranë teksa ka ndërruar jetë një pasagjer 24- vjeçar.

Saktësisht, një mjet ka dalë nga rruga tek vendi I quajtur ‘’Rrapo’’ me një drejtues I cili është dërguar në spital, dhe pasagjeri G.M, i cili ka humbur jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

 

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndëruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb