Një aksident është regjistruar sot në Vlorë, ku raportohet për një viktimë.

Ngjarja ndodhi në aksin Panaja-Novoselë.

BalkanWeb mëson se një grua është përplasur për vdekje nga një makinë tip ‘Golf’, teksa tentonte që të kalonte autostradën.

Nga aksidenti në fjalë është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: