PRISHTINË

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti po intervistohet në këto momente nga Gjykata Speciale, në cilësinë e dëshmitarit.

Intervistimi ka nisur në orën 09.30 minuta, ndërsa pritet që Ahmeti të merret në intervistë edhe nesër.

Ahmeti po intervistohet në në Prishtinë ne objektin e EULEX-it.

Ali Ahmeti, lider i BDI-së dhe një prej figurave kyç të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, u ftua më herët nga Specialja, në cilësinë e dëshmitarit.

Kujtojmë se Gjykata Speciale e Kosovës ka ftuar për intervistime disa ish-luftëtarë të UÇK-së, ndërsa roli i saj është për zbardhjen e krimeve të supozuara të kohës së luftës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb