Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, pas ankimimit që ky i fundit kishte bërë tre ditë më parë. Po ashtu në burg janë lënë edhe 9 personat e tjerë të arrestuar bashkë me të, mes tyre dhe nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës.

Konkretisht; Kujtim Zogu, Rubin. K., Dali Gazidedja, Rasim Daci, Enkeleda Lleshi, Aqif Konesha, Erion Isaku, Arsen Gjoka dhe Ana Nishku.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët sot, Alla ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është transferuar në spitalin e burgut.

Kujtojmë se Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: