Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Nuredin Dumanin, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Papërr, ku ai u plagos.

Lajmi behet i ditur per “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala e cila ben me dije se prokuroria ka ngritur akuzë për “vrasje”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se Dumani po shkonte të kryente një atentat.

Gjate orëve të pasdites me 30 mars në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i plagosur Dumani. Në banesën në katin e fundit të një pallati në Fier, ku jetonte Dumani, u gjet në cilësinë e provës materiale edhe një kallashnikov.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb